Ekonomia Online
FUNDIT

Ushtarët amerikanë trajnohen për shpëtim të jetëve në kampin Bondsteel

Ushtarët amerikanë trajnohen për shpëtim të jetëve në kampin Bondsteel

Ushtarët amerikanë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it, kanë përfunduar një kurs luftarak një javor për shpëtimin e jetës në kampin Bondsteel. Përmes një komunikate për media, KFOR ka thënë se ushtarët kryen masat e shpëtimit gjatë një simulimi. “Kurset janë projektuar për të simuluar skenarë realistë, duke sfiduar studentët [ushtarët] të […]

Ushtarët amerikanë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it, kanë përfunduar një kurs luftarak një javor për shpëtimin e jetës në kampin Bondsteel.

Përmes një komunikate për media, KFOR ka thënë se ushtarët kryen masat e shpëtimit gjatë një simulimi.

“Kurset janë projektuar për të simuluar skenarë realistë, duke sfiduar studentët [ushtarët] të përdorin pjesë të ndryshme të kursit për të realizuar kujdesin e duhur për të lënduarit. Këto aftësi janë të dizajnuara për luftim, por mund të përdoren në situatat e përditshme të reagimit emergjent që LMT-të mund të hasin në komunitetet në mbarë Kosovën”.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Të ngjashme