Ushtria ruse hedh nga aeroplanët transportues tanket me parashutë

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar me kamerë amatore në Orenburg të Rusisë, ku po të mos ishin fotografitë dhe videoja zor kush se do të besonte se mund të ketë ndodhur.

Forcat ajrore ruse me aeroplanë transportues po hidhnin me parashutë mjete të ndryshme luftarake të blinduara. Por, gjatë hedhjes se tankeve ka ndodhur diçka e pazakontë – parashutat nuk janë hapur dhe tanket kanë rënë me shpejtësi supersonike në tokë ku nga përplasja e fuqishme janë bërë copa.

Ngjarja ka ndodhur gjatë stërvitjeve ushtarake në Orenburg të Rusisë më 20 shtator, e sipas fotografive të publikuara në rrjetin social VKontakte, një nga dy tanket është bërë copa, transmeton telegraf.

Nuk raportohet për të lënduar, pasi brenda tankeve nuk kishte asnjë person, kurse është konstatuar se ishin pikërisht parashutat shkaktare e këtij incidenti – pasi që nuk janë hapur. 

Të ngjashme