Vala e të nxehtit godet Italinë

Prishtinë | 23 Qer 2023 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Një valë i nxehti ka goditur Italinë që prej pasdites së djeshme.   Sipas parashikimeve meteorologjike, vapa intensive do të zgjasë deri nesër, por tashmë në mbrëmjen e sotme, duke nisur nga rajonet veriore të vendit, priten reshje të dendura shiu.

Ndërkohë sot termometri ka arritur në 40 gradë në Accraganta në Siçili dhe në Sardenjë, 39 në Bari, 37 në Katania dhe 36 në Romë dhe Leçe në Pulia. Autoritetet këshilluan të moshuarit dhe qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike të shmangin daljen nga shtëpia, të paktën në orët më të nxehta të ditës.

Të ngjashme