Variantet e reja të COVID-19 e zbehin turizmin në Evropë

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Shpërthimet e varianteve të reja të COVID-19 kanë bërë që turizmi veror në Evropë të zbehet.

Kaosi dhe konfuzioni mbi rregullat e udhëtimit si dhe masat për të parandaluar përhapjen e virusit po kontribuojnë që edhe kjo verë të jetë mizore sa i përketë turizmin në Evropë.

Franca si njëri ndër vendet më të vizituara në botë, nga kjo javë do ta praktikojë procedurën me leje të veçanta, për të hyrë në ndonjë objekt kulturor, restorant apo edhe kafene, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Për të marrë këtë leje, e cila vjen në formë letre ose dixhitale, njerëzit duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar plotësisht ose janë shëruar së fundmi nga virusi. Një tjetër dëshmi, mund të jetë edhe testi i cili dëshmon se jeni negativ me COVID-19.

Edhe në Italia nga e enjta njerëzit do të kenë nevojë për një leje të ngjashme për të hyrë në muze, kinema, restorante, kafeneve,  pishina e kazino.

Turizmi Evropian gjatë vitit 2020 ka qenë në gjendje shumë të keqe, sipas UN Ëorld gjatë asaj periudhe pati rënje deri në 70 përqind të turistëve.

Të ngjashme