Vazhdon bashkëpunimi ndërmjet Komitetit Paralimpik dhe Bashkimin Europian në Kosovë

Prishtinë | 25 Nën 2022 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Znj. Njomza Emini, gjatë ditës së djeshme ka takuar Ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë, Z. Tomáš Szunyog. Gjatë takimit u vlerësua angazhimi i jashtëzakonshëm i Komitetit Paralimpik të Kosovës për avancimin e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (me theks të veçant në Aktivitete Sportive). Krahas ndërkombëtarizimit të lëvizjes paralimpike u trajtua edhe mbështetja për gjithëpërfshirje në Kosovë për të nxitur realizimin e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara.

E rëndësishme të theksohet është përkushtimi i shoqërisë civile dhe strukturave partnere vendore dhe ndërkombëtare, për të ndikuar në arritjen e realizimit të së drejtave dhe ëndërrave duke avancuar pozitën sociale në shoqëri. Ka qene e domosdoshme angazhimi i përbashkët si dhe bashkë u zotuan në bashkëpunim të mëtutjeshëm për të vazhduar rezultatet e mira. Ky takim u realizua në kuadër të takimeve të ndërsjella me partner dhe organizata ndërkombëtare që bashkëpunon tashmë e një kohë Komiteti Paralimpik i Kosovës.

Të ngjashme