Vdekja e nxënësit nga Vushtrria, policia e cilëson të dyshimtë

Prishtinë | 21 Maj 2022 | 23:56 | Nga Ekonomia Online

Një nxënës i klasës së gjashtë ka vdekur në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka treguar në detaje për vdekjen e nxënësit nga Vushtrria.

​“ Vdekje dyshimtë, Sot, rreth orës 14:00, nga ana e familjarëve   është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë,  është gjetur pa shenja jete viktima fëmiu i moshës 12  vjeçar.  Njësitë relevante policore  dhe ekipa mjekësorë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

Tutje ka shtuar se me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion

Të ngjashme