Vdekje e dyshimtë në Gjilan, punëtori i sigurimit gjendet pa shenja jete

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës gjatë ditës së djeshme, ngjarja ka ndodhur në Gjilan.

Siç njofton Policia e Kosovës, viktima ishte punëtor sigurimi.

Pas lajmërimit të rastit, njësiti policor, prokurori dhe ekipi i mjekësisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Këta të fundit, kanë marrë edhe trupin e viktimës për ta dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme