Vdes 30-vjeçarja e aksidentuar te Rruga B

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 00:15 | Nga Ekonomia Online

Njëra nga dy të aksidentuarat sot në “Rrugën B” të kryeqytetit ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Viktima është 30-vjeçare, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë Rajonale, Agron Borovci.

“Rreth orës 22:00, policia ka pranuar konfirmimin nga QKUK-ja se, njëra nga dy të aksidentuarat L.A, 30 vjeçe, duke mos mundur t’u përballoj lëndimve të marra ka ndërruar jetë” deklaroi Borovci.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një veturë ka goditur dy gra.

Të dyja ishin dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor.

Të ngjashme