Vdes gruaja më e vjetër në Britani

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Gruaja më e vjetër në Britani ka vdekur në moshën 112-vjeç.

Joan Hocquard ka vdekur në një shtëpi kujdesi në Dorset të shtunën, ka njoftuar nipi i saj, Paul Reynolds, raporton BBC.

Reynolds tha se ajo besonte se nuk kishte sekret për jetëgjatësi dhe se “shijonte gjalpin e kremin, ndërsa përqeshte idenë për dietë”.

Hocquard kaloi jetën në Kenya, ku i ati ishte oficer britanik.

Ajo u shkollua në një konvikt në Sussex dhe më vonë punoi si kuzhiniere në një hotel.

Të ngjashme