Vdes një 25-vjeçar në Drenas

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.

Policia është informuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas për një person pa shenja jete.

Viktima është një 25 vjeçar.

Rastin për e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha ajo, raporton klankosova.

Nga mediat u raportua se viktima kishte rënë nga rimorkio e kamionetës dhe nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve.

Të ngjashme