Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes një 59 vjeçar në Obiliq, kishte lëndime në kokë

Vdes një 59 vjeçar në Obiliq, kishte lëndime në kokë

Një 59 vjeçar me inicialet B.D., ka vdekur sot në Obiliq, ndërkohë që është sjellur pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare. Vdekjen e personit për Klankosova.tv e ka konfirmuar policia. “Rreth orës 10:30, nga QKUK kemi pranuar informatën se një person i lënduar rëndë në Obiliq, është dërguar për trajtim mjekësor dhe i njëjti […]

Një 59 vjeçar me inicialet B.D., ka vdekur sot në Obiliq, ndërkohë që është sjellur pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare.

Vdekjen e personit për Klankosova.tv e ka konfirmuar policia.

“Rreth orës 10:30, nga QKUK kemi pranuar informatën se një person i lënduar rëndë në Obiliq, është dërguar për trajtim mjekësor dhe i njëjti pak minuta më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

“Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen”.

Të ngjashme