Vdes një 74-vjeçare nga Prizreni pasi u godit nga furgoni

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Një 74-vjeçare nga Prizreni ka vdekur sot, pasi është goditur nga një furgon në afërsi të stacionit të autobusëve.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 06:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku tek stacioni i autobusëve në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur kur një drejtues automjeti duke lëvizur prapa, duke parkuar minibusin, ka goditur një grua të moshës 74 vjeçare. Ekipi mjekësor ka konstatuar se e aksidentuara ka ndrruar jetë, kurse shoferi me aktvendim të prokurorit dëgohet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se me vendim të prokurorit, shoferi i furgonit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme