Vdes një zyrtar i Shërbimit Korrektues

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur Brahim Mehaj, zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga SHKK nëpërmjet një njoftimi.

Për vdekjen e zyrtarit, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, z. Brahim Mehaj. Z. Mehaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në”.

“Përkushtimi në punë, në secilën detyrë që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që z. Mehaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve. Ju lutem që në emër të Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”.

Të ngjashme