Ekonomia Online
FUNDIT

Vdesin disa emigrantë që ishin nisur për në Mbretërinë e Bashkuar, u fundoset varka

Vdesin disa emigrantë që ishin nisur për në Mbretërinë e Bashkuar, u fundoset varka

Disa emigrantë të nisur për në Mbretërinë e Bashkuar janë mbytur në Kanalin pranë Calais pasi varka e tyre u fundos, ka thënë qeveria franceze. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një peshkatar dha alarmin, tha një zëdhënës i rojës bregdetare franceze. Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme franceze të raportuar nga […]

Disa emigrantë të nisur për në Mbretërinë e Bashkuar janë mbytur në Kanalin pranë Calais pasi varka e tyre u fundos, ka thënë qeveria franceze.

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një peshkatar dha alarmin, tha një zëdhënës i rojës bregdetare franceze.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme franceze të raportuar nga agjencia e lajmeve AFP, pesë persona të tjerë u nxirren pa ndjenja nga uji, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Të hënën, numri i emigrantëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije këtë vit tejkaloi më shumë se trefishin e totalit të vitit 2020.

Të ngjashme