“Vëllezërit Ndrecaj e rrahën njeriun e plagosur, nuk u ndalën derisa i doli shpirti”

Fehmi Gashi, i cili ka mbetur i vrarë në vendin e ngjarjes
Prishtinë | 12 Gus 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Shokët e Fehmi Gashit, grabitësit që mbeti i vdekur pasi u sulmua nga pronari i një shtëpie në Shtime, kanë thënë se gjithmonë do t’a kujtojnë atë si njeri të mirë.

Driton Gusia, miku i Fehmi Gashit është shprehur se i gjithë rrethi e kanë njohur Fehmiun si njeri të mirë. Ai ka thënë se të gjithë e kanë njohur atë si njeri të ndershëm që nuk është marr me kërcënime.

“… ky njeri u kon i respektum dhe i ka pas raportet e mira në rrethin e tij”, ka shkruar Gusia në Facebook.

Mes tjerash ai është shprehur i nervozuar me komentet, siç i quan ai linçuese të shoqërisë tonë.

“Shumë individë pe festojnë vdekjen e tij edhe përkrahin ide se ai meritoi me vdek ashtu qysh u vra… tu tentu me ik, tu bërtitë për ndihmë, i lëndum, tu humb gjak i therët… ishte i paarmatosur kur vëllezërit Ndereçaj ju flugën me stupca, edhe e rrahën njerin e pafuqishëm teksa veç mundohej me ik, por nuk ditën me u ndal, si duket e shijuan torturën shumë deri i doli shpirti ashtu në skaj t’rrugës… kur thjesht veç kan mujt me e kursy dhe me ja lon n’dorë policisë”, ka shkruar ai.

“A o ma keq mu kon hajn sesa vrasës?! E kuptoj se familjaret duhet mu vetëmbrojt, s’ki çka aty, por a nuk mendon se ne si njerz jemi te evolum boll qe me mujt me e kontrollu veten dhe mu ndal kur nuk ka mo kercnim prej ni njerit te plagosun qe po jep shpirt? Apo jemi aq monstruma saqe nuk mundem mu ndal edhe masi tjetri mbetet trup pa jetë?”, shkroi ai.

Gusia ka thënë se nuk e di përse i ndjeri është përfshirë në krim të organizuar.Por, ajo çka di është se gjithmonë do ta kujtojnë si njeri të mirë.

Gusia ka bërë të ditur se Fehmiu prapa ka lënë gruan dhe dy fëmijë

Të ngjashme