Vendimi i Kushtetueses i hap rrugë ndërtimit të objektit shkollor në Pejë

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Shpallja e papranueshme nga Gjykata Kushtetuese e kërkesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me vendimet e vjetshme të Qeverisë së Kosovës për bartjen e disa pronave publike dhe shoqërore në shfrytëzim apo pronësi të komunave, i ka hapur rrugë Komunës së Pejës për ndërtimin e shkollës fillore “7shtatori”.

Ndërtimi i saj është planifikuar qe dhjetë vjet. Por, në mungesë të lokacionit deri tash është zvarritur ndërtimi i kësaj shkolle më se të nevojshme dedikuar nxënësve të lagjeve “7 Shtatori”, “Xhemajl Kada” dhe “Fidanishte”, në të cilat gjithsej jetojnë mbi 15 mijë banorë dhe kanë vetëm një shkollë, që gjendet në lagjen “Xhemajl Kada”, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërtimi i kësaj shkolle fillore në lagjen “7 Shtatori” ka për qëllim pakësimin e numrit të nxënësve në shkollën fillore më të ngarkuar me nxënës në Pejë, shkolla fillore “Xhemajl Kada”, që ka rreth 1 mijë e 800 nxënës, e në të cilën ndjekin mësimet fëmijët e këtyre tri lagjeve. Komuna ishte përcaktuar që kjo shkollë të ndërtohet në tokën në afërsi të shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme