Ekonomia Online
FUNDIT

Venecianët protestojnë kundër anijeve të mëdha

Venecianët protestojnë kundër anijeve të mëdha

Mijëra banorë të Venecias kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër vërshimeve të shpeshta dhe ndikimin e anijeve të mëdha që ndalen në portin e qytetit të famshëm. Ndonëse binte shi i madh, rreth dy deri tre mijë persona iu përgjigjën thirrjes së grupeve për mbrojtjen e mjedisit për t’i kundërshtuar këto anije. Analistët […]

Mijëra banorë të Venecias kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër vërshimeve të shpeshta dhe ndikimin e anijeve të mëdha që ndalen në portin e qytetit të famshëm.

Ndonëse binte shi i madh, rreth dy deri tre mijë persona iu përgjigjën thirrjes së grupeve për mbrojtjen e mjedisit për t’i kundërshtuar këto anije. Analistët thonë se valët që shkaktohen nga lundrimi i anijeve të mëdha po i gërryejnë themelet e qytetit.

Duke brohoritur “Venecia, qëndro” dhe duke e kërkuar dorëheqjen e kryetarit Luigi Brugnaro, protestuesit gjithashtu kërkuan që një projekt i madh për mbrojtjen e qytetit të ndërpritet.

Projekti multi-milionësh për mbrojtjen e qytetit nga vërshimet kishte filluar në vitin 2003, por është përcjellë me shpenzime të mëdha, vonesa dhe skandale të korrupsionit.

Kjo protestë u mbajt pas vërshimeve të mëdha që e shkatërruan qytetin, përfshirë disa objekte kulturore dhe biznese. Aktivisti Enrico Palazzi tha: “Venecianët e kanë pësuar një plagë të thellë. Vërshimet e rrëzuan në gjunjë qytetin dhe treguan brishtësinë para botës”.

Ndryshe, Venecia është në listën e qyteteve të mbrojtura nga UNESCO-ja. Në të jetojnë 50 mijë njerëz, ndërsa vizitohet nga rreth 36 milionë turistë në vit, shkruan “The Guardian”.

Të ngjashme