Veseli: FSK është model në rajon, qeveria t’ua rrit pagat

Prishtinë | 21 Shk 2022 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Ish-pjestari i FSK’së, Afrim Veseli ka deklaruar se një shtet i cili nuk ka ushtri nuk ka asgjë.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 më Arsim Lanin, ai ka thënë se është përgjegjësi e madhe të mbash uniformën e ushtrisë.

Ndërsa, ai ka deklaruar se FSK është model në rajon.

Andaj, edhe ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’ua rrit pagat.

“Jemi ata që në flakën e luftës kemi krijuar ushtri, kemi krijuar uniformë, kemi krijuar njësi, jemi furnizuar me armë. Ushtria është gjithçka. Nëse nuk ke ushtri, ne s’kemi asgjë. Këtë e kemi provuar në 98’ 99’. Ushtria Çlirimtare e Kosovës filloi me të madhe të organizohej anembanë vendit. Pas masakrës në Prekaz. Unë konsideroj që Adem Jashari është një pejgamer i shqiptarëve, është i shenjtëruar i shqiptarëve në të dy religjionet. Ushtria është nëna dhe baba, është shkolla është arsimi është gjithçka. FSK është model në rajon”, ka deklaruar ai.

Tutje Veseli ka thënë se përkundër që kapacitetet e UÇK’së gjatë luftës kanë qenë të kufizuara, ata ja kanë dalur që të bëjnë mrekulli

“Është një ndjenjë e madhe e përgjegjësisë. Atëherë kur i kemi vesh ka qenë përgjegjësi historike. I gjithë populli i kishte sytë te ne. Kapacitetet tona gjatë luftës kanë qenë të kufizume, por mbi gjithë atë ne bëmë mrekulli, ne filluam luftën dhe falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe betejave të shumta, gjakut të dëshmorëve, ne arritëm që të krijojmë aleancë me aleancën më të madhe botërore, të njihet lufta jonë për liri”, ka shtuar ai.

Të ngjashme