Vetë-aksident në magjistralen Pejë-Mitrovicë, lëndohet një person

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti në trafik i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:24 në fshatin Dubovë, përkatësisht tek ura e Drinit të Bardhë në magjistralen Pejë-Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, viktima është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor i cili tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

“Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Dubovë të Pejës, përkatësisht te ura e Drinit të Bardhë në magjistralen Pejë – Mitrovicë. Në aksident është një person i lënduar, ndërsa hetuesit kanë dal në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme