Vetëaksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, policia jep detaje

Prishtinë | 24 Pri 2022 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë lënduar në një vetëaksident afër Parkut te Biznesit në Korreticë te Lartë, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 13:50, afër Parkut te Biznesit në Korreticë te Lartë, drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë, është shkaktuar një aksident trafiku-vetë aksident, ku dyshohet se automjeti i tipit Reno Clio me targa vendore për shkak te mos përshtatjes se shpejtësisë në rrugë ka godit ne pjesën anësore dhe është rrokullisur. Si pasoje e këtij aksidenti janë lënduar tre persona”, tha Hoxha.

Ai tha më tej se Në vendin e ngjarjes kane dal dy autoambulanca dhe kanë marr personat e lënduar.

“Njësia patrulluese policore, përfshirë hetuesin kompetent nga Njësia për kontroll te autostradës janë marr me rastin”, përfundon Hoxha.

Të ngjashme