Ekonomia Online
FUNDIT

Vetëm pak ditë pasi shpalli kandidaturën për kryeprokuror të shtetit, AKK ngrit kallëzim penal ndaj Blerim Isufajt

Vetëm pak ditë pasi shpalli kandidaturën për kryeprokuror të shtetit, AKK ngrit kallëzim penal ndaj Blerim Isufajt

Agjencia Kundër Korrupsionit ka parashtruar kallëzim penal kundër kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, për veprën penale >>Raportimi i rremë i pasurisë<<. Kjo ndodhi vetëm gjashtë ditë pas shpalljes së kandidaturës për kryeprokuror të shtetit që bëri Isufaj. Një vendim të tillë për kallëzim penal, e kanë konfirmuar për Betimi për […]

Agjencia Kundër Korrupsionit ka parashtruar kallëzim penal kundër kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, për veprën penale >>Raportimi i rremë i pasurisë<<.

Kjo ndodhi vetëm gjashtë ditë pas shpalljes së kandidaturës për kryeprokuror të shtetit që bëri Isufaj.

Një vendim të tillë për kallëzim penal, e kanë konfirmuar për Betimi për Drejtësi, Agjencia Kundër Korrupsionit përmes një përgjigjieje me shkrim.

”Agjencia kundër Korrupsionit ka përcjell kallëzim penal kundër Blerim Isufaj, vepra penale nga neni 430 paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës, me datë 15.02.2022 në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkohë lidhur me këtë, Betimi për Drejtësi ka kontaktuar edhe kryeprokurorin Blerim Isufaj por i njëjti nuk ka pranuar të komentojë kallëzimin penal të ngritur kundër tij.

”Le t’i kallzon krejt Agjencia, une s’kom nevojë me komentu”, ka qenë përgjigja e shkurtë e Isufajt, pas të cilës dhe e ka mbyllur telefonin.

Këshilli Prokurorial i Kosovës më 15 shkurt 2022, ka miratuar listën e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, në të cilën është edhe Blerim Isufaj, aktualisht kryeprokuror i Prokurorisë Speciale dhe ish-kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Të ngjashme