Një aksident me dëme materiale ka ndodhur sot pasdite në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Grabanicë të komunës së Klinë, kanë bërë të ditur dëshmitarë për Ekonomia Online. Në fotografitë e dërguara në redaksi shihet se në aksident janë përfshirë një veturë e kompanisë “Birra Peja” dhe një veturë tjetër e tipit […]
Vetura e “Birrës Peja” përfshihet në aksident (Foto)

Një aksident me dëme materiale ka ndodhur sot pasdite në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Grabanicë të komunës së Klinë, kanë bërë të ditur dëshmitarë për Ekonomia Online.
Në fotografitë e dërguara në redaksi shihet se në aksident janë përfshirë një veturë e kompanisë “Birra Peja” dhe një veturë tjetër e tipit “Golf 2”.
Nga aksidenti nuk ka të lënduar seriozisht. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit.

















