Një veturë ka goditur dy këmbësorë në Ferizaj, në rrugën 12 Qershori.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisisë i Rajonit të Ferizaj Agim Gashi.
“Rreth orës 16:00, një veturë i ka goditur 2 këmbësore, ato kanë pësuar lëndime të lehta trupore, aktualisht janë në trajtim mjekësor, pritet për pak minuta të kthehen në shtëpi”, ka thënë Gashi.