Tre persona janë lënduar nga një vetaksident në Lakrishtë të Prishtinës. Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Rreth orës 12:40 ka ndodhur një aksident rrugor në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku ka qenë i përfshire një automjet. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar […]
Vetura me targa të Shqipërisë vetaksidentohet në Prishtinë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar nga një vetaksident në Lakrishtë të Prishtinës.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Rreth orës 12:40 ka ndodhur një aksident rrugor në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku ka qenë i përfshire një automjet. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Me këtë rast po merret njësiti i komunikacionit rrugor.
Vetura e përfshirë në aksident është me targa të Shqipërisë.
















