Virusi e mbërthen Moskën, dhjetëra autoambulanca presin me orë të tëra para spitaleve

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Pamje të tmerrshme të kolonave të gjata të autoambulancave afër spitaleve të Moskës janë publikuar në internet. Zyrtarët e lartë kanë dhënë alarm për krizën e koronavirusit në kryeqytetin rus.

Të gjitha këto automjete brenda tyre kishin persona me simptoma të koronavirusit. Vetëm në një video shihen së paku 45 autoambulanca duke pritur në kolonë për të arritur në një spital të Moskës.

Disa pacientë kanë qenë të detyruar të presin deri në 15 orë për t’u kontrolluar nga mjekët.

Kremlini njoftoi të shtunën se një valë e madhe e pacientëve me koronavirus është duke i sfiduar spitalet e Moskës, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Moska dhe rajonet e tjera kanë qenë të vendosura në karantinë për gati dy javë për ta luftuar përhapjen e virusit të ri, por spitalet po vazhdojnë të përballen me numër të madh të pacientëve.

Të ngjashme