Virusi në Kinë, vazhdojnë masat e ndalimit të udhëtimeve

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Masat e bllokimit po rriten në  gjithë provincën Hubei të Kinës në një tentim për të kontrolluar përhapjen e një virusi të ri që ka lënë të vdekur 17 persona.

Wuhan, kryeqyteti i Hubei me 11 milionë banorë ku virusi u shfaq për herë të parë, nuk ka udhëtime me trena apo aeroplanë brenda ose jashtë vendit.

Së paku pesë qytete të tjera provinciale po shohin ngërçe në transport.

Ka më shumë se 500 raste të konfirmuara të virusit, i cili është përhapur jashtë vendit, me Singaporin, Arabinë Saudite dhe Vietnamin më të fundit që kanë raportuar raste të të prekurve nga virusi.

Bllokimet vijnë pasi miliona njerëz kinezë udhëtojnë nëpër të gjithë vendin për festën e Vitit të Ri Lunar.

Të ngjashme