Ekonomia Online
FUNDIT

Vjedhin rreth 19 mijë euro në një shtëpi në Ferizaj, arrestohen dy persona

Vjedhin rreth 19 mijë euro në një shtëpi në Ferizaj, arrestohen dy persona

Përmes një komunikatë për media, Policia e Kosovës tregon se ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj. Vepra penale cilësohet si “vjedhje e rëndë”, pasi dy të dyshuarit thuhet se kanë vjedhur një shumë prej 18 mijë e 800 euro. Rasti ka ndodhur me 22 shtator, rreth orës 05:30 minuta në […]

Përmes një komunikatë për media, Policia e Kosovës tregon se ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj. Vepra penale cilësohet si “vjedhje e rëndë”, pasi dy të dyshuarit thuhet se kanë vjedhur një shumë prej 18 mijë e 800 euro.

Rasti ka ndodhur me 22 shtator, rreth orës 05:30 minuta në fshatin Rakaj, ku të dyshuarit, V.Sh (29-vjeçar) dhe B.L. (28-vjeçar) kanë hyrë me forcë në objektin e shtëpisë së viktimës B.I. dhe kanë vjedhur kasafortën e metaltë në të cilën gjendeshin rreth 19 mijë euro para të gatshme, e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Express.

“Hetuesit policor tek të dyshuarit si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar kasafortën si dhe paratë në shumë prej 18.800 euro”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Të ngjashme