Ekonomia Online
FUNDIT

Vodhi një bluzë dhe një palë dorëza në Prishtinë, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarës

Vodhi një bluzë dhe një palë dorëza në Prishtinë, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shtyrë gjykimi i paraparë për të mërkurën, në rastin ku A.B po akuzohet për vjedhjen e një bluze dhe një palë doreza në dyqanin “Emporium”, në Prishtinë. Në fillim të seancës gjyqtarja Donika Shala-Abdyli ka njoftuar se edhe seanca e kaluar është shtyrë për arsye se palët kanë dashur […]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shtyrë gjykimi i paraparë për të mërkurën, në rastin ku A.B po akuzohet për vjedhjen e një bluze dhe një palë doreza në dyqanin “Emporium”, në Prishtinë.

Në fillim të seancës gjyqtarja Donika Shala-Abdyli ka njoftuar se edhe seanca e kaluar është shtyrë për arsye se palët kanë dashur që të vazhdojnë me procedurën e ndërmjetësim, mirëpo e njëjta tha se është kontaktuar pala e dëmtuar përmes telefonit dhe e njëjta nuk është përgjigjur.

Shtyrjen e seancës e ka propozuar e akuzuara e cila tha se do të provoj të kontaktojë përsëri me palën e dëmtuar në mënyrë që të dakordohen për ta referuar çështjen në procedurë ndërmjetësimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Propozimin për shtyrjen e seancës nuk e ka kundërshtuar as prokurori Menduhi Kastrati.

“Nuk e kundërshtojmë propozimin e të pandehurës, le t’i jepet edhe një mundësi që për seancën e ardhshme të sigurohet prania e palës së dëmtuar, kështu që nëse edhe pala e dëmtuar pajtohet nuk do ta kundërshtojmë vullnetin e të dy palëve për të shkuar në procedurë të ndërmjetësimit”, ka thënë prokurori Kastrati.

Gjyqtarja Shala-Abdyli e ka aprovuar propozimin e të akuzuarës Bërbatovci për shtyrjen e seancës ndërsa e radhës është caktuar më 9 mars.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 30 janar 2019, e pandehura Bërbatovci, më 25 dhjetor 2019, në dyqanin “Emporium” në Prishtinë, me qëllimin përfitim pasuror të kundërligjshëm, ka arritur të marrë një bluzë në vlerë prej 69 euro e 90 cent, një palë dorëza në vlerë prej 35 euro, me ç’rast i ka shkaktuar dëm dyqanit “Emporium” në vlerë rreth 104 euro e 9 cent.

Me këtë, e pandehura Bërbatovci akuzohet që ka kryer veprën penale “Vjedhje”, nga neni 125 paragrafi 1 i Kodit Penal./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Të ngjashme