Von der Leyen uron Kancelarin e ri të Austrisë: Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka uruar Alexander Schallenberg pas zgjedhjes si Kancelar i Austrisë.

Von der Leyen thotë se pret me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm mes Austrisë dhe Bashkimit Evropian, njofton Klankosova.tv.

“Urime Alexander Schallenberg për betimin si Kancelar Federal i Austrisë. Pres me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm të suksesshëm të Austrisë dhe Bashkimit Evropian dhe ju uroj gjithë të mirat për detyrat e ardhshme”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.


Të ngjashme