Vrasje me thikë në Gjilan: I dyshuari i shkaktoi viktimës plagë mbi 15 centimetra në qafë

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria në Gjilan ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin që vrau me thikë dje një person në Gjilan.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga kjo Prokurori.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit B.Z., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se më 24 Qershor 2021, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, i pandehuri B.Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I.C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë.

I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme