Vritet aksidentalisht një person në Fushticë të Ulët

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 18:56 | Nga

Një person me inicialet A.Rr., aksidentalisht ka vrarë veten në fshatin Fushticë e Ulët e Drenasit.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar rastin, duke thënë se për momentin kemi të bëjmë me një vdekje të dyshimtë.

“Është vdekje e dyshimtë. Rreth orës 13.00 në stacionin policor të Drenasit është hapur një rast për një vdekje të dyshimtë. Personi është mashkull, i lindur në vitin 1974. Jemi duke punuar për të zbardhur rastin se si ka ardhur deri te kjo vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti përmes telefonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme