Vuçiq dhe Pahor: Forcuam themelet e bashkëpunimit

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka shtruar mbrëmë darkë zyrtare homologut të tij slloven, Borut Pahor, ku morën pjesë ministrat e qeverive të të dyja vendeve dhe personalitete të kishë.

Me këtë rast u tha se takimi i së hënës mes të dy presidentëve forcoi themelet e bashkëpunimit midis Serbisë dhe Sllovenisë dhe se të dy vendet filluan ndërtimin e një ndërtese më të lartë të këtij bashkëpunimi.

Vuçiq e falënderoi Pahorin për këtë vizitë të cilit i referohej “me një president të shquar, të dashur mik, i respektuar Borut”, i cili shkoi me një delegacion në Serbi përkundër obligimeve, shkruajnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Temë diskutimi e takimit në mes tyre ka qenë edhe Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme