Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur pakënaqësinë e tij, në një mënyrë të çuditshme, pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi Rezolutën për Srebrenicën, duke e shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. 84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan. Vuçiqi është mbështjellur me flamurin […]
Vuçiqi “proteston” me flamurin e Serbisë, pasi OKB-ja miratoi Rezolutën për Srebrenicën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur pakënaqësinë e tij, në një mënyrë të çuditshme, pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi Rezolutën për Srebrenicën, duke e shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan.
Vuçiqi është mbështjellur me flamurin e Serbisë dhe nuk e ka hequr megjithëse i është kërkuar nga kryesuesi.
“Krenar për Serbinë time!”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram.

















