Ekonomia Online
FUNDIT

Vushtrria pa para për t’i paguar faturat e energjisë, Idrizi thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal

Vushtrria pa para për t’i paguar faturat e energjisë, Idrizi thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal

Komuna e Vushtrrisë njofton qytetarët se ndriçimi publik është përballur me shkyçje nga KEDS-i për shkak të borxheve ndaj energjisë. Situata është pasojë e përmbarimit të mjeteve të Komunës për përmbushjen e Kontratës Kolektive, ku mbi 3.5 milion euro janë marrë vetëm në vitin 2025. Kryetari Ferit Idrizi bën të ditur se po ndërmerren veprimet […]

Komuna e Vushtrrisë njofton qytetarët se ndriçimi publik është përballur me shkyçje nga KEDS-i për shkak të borxheve ndaj energjisë.

Situata është pasojë e përmbarimit të mjeteve të Komunës për përmbushjen e Kontratës Kolektive, ku mbi 3.5 milion euro janë marrë vetëm në vitin 2025.

Kryetari Ferit Idrizi bën të ditur se po ndërmerren veprimet për normalizimin e gjendjes, përfshirë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për tejkalimin e të hyrave vetanake dhe pagesën e faturave të energjisë.

Të ngjashme