Ekonomia Online
FUNDIT

Wuhani kreu 6.5 milionë teste të Coronavirusit për nëntë ditë

Wuhani kreu 6.5 milionë teste të Coronavirusit për nëntë ditë

Qyteti qendror kinez, Ëuhan kreu më shumë se 6.5 milionë teste të koronavirusit në 9 ditë, sipas mediave shtetërore, një veprim drastik nga autoritetet për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve në epiqendrën e  pandemisë globale. Testi në të gjithë qytetin e Wuhanit erdhi pasi gjashtë raste të reja u shfaqën në një […]

Qyteti qendror kinez, Ëuhan kreu më shumë se 6.5 milionë teste të koronavirusit në 9 ditë, sipas mediave shtetërore, një veprim drastik nga autoritetet për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve në epiqendrën e  pandemisë globale.

Testi në të gjithë qytetin e Wuhanit erdhi pasi gjashtë raste të reja u shfaqën në një komunitet rezidencial në fillim të këtij muaji – hera e parë që u raportuan infeksione lokale daljes së këtij qyteti nga bllokada në prill.

Nga 15 maji deri më 23 maj, mostrat u mblodhën nga më shumë se nëntë milionë banorë, njoftoi transmetuesi shtetëror i Kinës CCTV, që përbën më shumë se 80% të popullsisë së përgjithshme të qytetit prej 11 milionë banorësh.

Të ngjashme