Zanzibari, ishull i mëlmesave, rërës së bardhë dhe oqeanit të kaltër si qielli

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 14:52 | Nga

Shpeshherë Zanzibarin e quajnë “ishulli i mëlmesave”, nga shkaku i llojeve të ndryshme të cilat kultivohen në këtë ishull.

Historia e pasur, mëlmesat, plazhet më rërë të bardhë dhe oqeani i kaltër si qielli janë karakteristikat e Zanzibarit, një ishull në Tanzani që ndodhet në pjesën lindore të Afrikës.

Së fundmi, ky vend është shndërruar në një destinacion të kërkuar turistik, të cilin e vizitojnë kryesisht turistët nga pjesë të ndryshme të botës pasi fillimisht bëjnë safari në Serengeti.

Shpeshherë e quajnë edhe “ishulli i mëlmesave”, nga shkaku i llojeve të ndryshme të cilat kultivohen në këtë ishull.

Që nga kohërat e vjetra, ky vend ka qenë i rëndësishëm për tregtinë, shkruan aa.

Stone Town, pjesa e vjetër e tani kryeqytetit Zanzibar City, dikur ka qenë qendra tregtare për fildish dhe mëlmesa.

Zanzibari për një kohë të gjatë ishte shtet i pavarur afrikan, i cili pas bashkimit me Tanganyikan në vitin 1964, mbajti autonominë rajonale.

Fotoreporteri i AA-së ka regjistruar njërin nga plazhet në këtë arqipelag i cili është vendbanim i rreth një milion banorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme