Ekonomia Online
FUNDIT

Zbulohet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Zbulohet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Një mjet shpërthyes dyshohet se është vërejtur nga një person në Batushë të Gjakovës. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë deminimin e mjetit të dyshimtë. “Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke u shëtitur në fushë –livadh, ka vërejtur një mjet […]

Një mjet shpërthyes dyshohet se është vërejtur nga një person në Batushë të Gjakovës.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë deminimin e mjetit të dyshimtë.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke u shëtitur në fushë –livadh, ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njësiti për deminim i FSK-s ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë deminimin e mjetit të dyshimtë”, thuhet në raportin 24 orësh të polcisë.

Të ngjashme