Zelanda e Re raporton rastin e parë me Coronavirus pas afro dy muajve

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Zelanda e Re ka raportuar rastin e parë me koronavirus jashtë kompleksit të karantinës, për afro dy muaj, ndonëse nuk ka dëshmi të menjëhershme nëse virusi po shpërndahet në komunitet, raporton agencia AP.

Drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield, ka thënë të hënën se bëhet fjalë për një 56-vjeçare që është kthyer së fundi nga Evropa.

Ajo si udhëtarët tjerë, kishte kaluar 14 ditë në karantinë dhe kishte rezultuar dy herë negative para se të lejohej të kthehej në shtëpi më 13 janar. Më vonë zhvilloi simptome dhe rezultoi pozitive.

Ai thotë se zyrtarët do të vazhdojnë me analiza, por po punojnë me supozimin se rasti është i një varianti më përhapës të virusit.

Ai thotë se po hetohet nëse është e mundur që ajo është infektuar në karantinë nga udhëtarët tjerë që po qëndronin në të njëjtin kompleks.

Bloomfield ka shtuar se zyrtarët janë duke bërë gjurmimet e kontaktit dhe do të testojnë për të pasur më tepër informata për rastin në ditët në vijim.

Zelanda e Re është konsideruar si storie suksesi për menaxhimin e pandemisë.

Të ngjashme