Zelensky zotohet sërish për të rimarrë Krimenë nën kontroll

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuar edhe një herë për të rimarrë kontrollin mbi Krimenë.

“Gjithçka filloi me Krimenë dhe do të përfundojë me Krimenë”, citon Reuters të ketë thënë Zelensky.

Këto deklarata i referohen pushtimit të gadishullit nga Rusia në vitin 2014 – pothuajse një dekadë para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia këtë vit.

Rimarrja e territorit jugor do të nënkuptonte “rikthimin e ligjit dhe rendit botëror”, thotë Zelensky.

Javën e kaluar, zyrtarët perëndimorë thanë se sulmet ukrainase ndaj objektivave ruse në Krime kanë efekte të mëdha psikologjike dhe operacionale mbi forcat e Moskës.

Të ngjashme