Zgjedhjet lokale do të mbahen brenda këtij viti, ndonëse data ende nuk është caktuar.
Megjithatë, partitë politike tashmë kanë nisur t’i zyrtarizojnë kandidatët e tyre.
Në Rubikon të Klan Kosovës është diskutuar pikërisht për zgjedhjet lokale.
Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, ka thënë se është e logjikshme që Vetëvendosje të shkojë me kandidatë të cilët veçse kanë qenë nëpër komuna.Në komunat ku ka qeverisur deri tash Vetëvendosje, është e logjikshme të shkohet me kandidatë të njëjtë. Vlen të theksohet edhe çështjet e bashkëpunimit mbase jo të pritshëm e të zakonshëm në nivel komunal, në komuna super të mëdha si Gjilani dhe Podujeva, LVV-ja ka qenë bashkëpunëtore pothuajse në 75% për qind të mandatit PDK në koalicion. Kjo ka qenë në njëfarë mënyre edhe zbutja e vijave të kuqe në nivel lokal. LVV me LDK-në ka pasur prishje të koalicioneve, si në Gjilan ashtu edhe në Podujevë”, tha Gajtani.
Më tutje, ai tha se pret që gara më interesante të jetë në Gjilan, por edhe në Podujevë.Ndërsa te komunat tjera, besoj që gara më interesante do të jetë në Gjilan, marrë parasysh që Arbër Ismajli (LDK) është një kandidat që ka qenë nënkryetar në kohën e zotit Haziri, ka qenë mjaft aktiv edhe në kohën e pandemisë me ndihma ndaj qytetarëve”.
“Po ashtu edhe në Podujevë mbetet të shihet tash edhe ndikimi real i ish-kryetarit të kësaj komune nga LDK, Agim Veliu. Në zgjedhjet e fundit është përfolur që mbase i ka ndihmuar Shpejtim Bulliqit për ta mbajtur pushtetin. Edhe aty do të jetë një garë interesante mes LDK-së dhe Vetëvendosjes”, deklaroi Gajtani. /Klankosova.tv