Zjarr në burgun e Idrizovës

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 16:50 | Nga

Në Repartin e pritjes në burgun e Idrizovës sot pasdite u nxit zjarr që përfshiu çatinë e repartit, vërtetoi për AIM drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Ivica Stojanoviq.

Në zjarr nuk ka persona të lënduar, ndërsa sipas informacioneve arsyeja për nxitjen e zjarrit është instalimi energjetik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personat nga Reparti i pranimit për momentin janë transferuar në hapësirat tjera të burgut.

Brigada zjarrfikëse e Bashkisë së Shkupit intervenoi me disa automjete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme