Zvicra i thotë po referendumit për lejimin e martesës brenda të njejtës gjini

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Zvicra i njohur si vendi me demokraci të drejtpërdrejtë i ka thënë po referendumit për të lejuar martesat edhe brenda të njëjtit seks.

Referendum “Martesa për të gjithë” ka marrë më shumë se 60% të votave duke u bërë kështu vend i fundit në Evropën perëndimore që e miraton një gjë të tillë.

Tashmë çiftet do kenë të drejtë edhe të birësojnë fëmijë

Votuesit zviceranë mbështetën në mënyrë dërrmuese martesat e të njëjtit seks në një referendum të dielën, sipas rezultateve paraprake.

Sondazhi parashikoi që mocioni për të lejuar martesat e të njëjtit seks u miratua nga 64% e elektoratit.

Kjo është kryesisht në përputhje me sondazhet e publikuara para votimit, të cilat sugjeruan që 63% e votuesve në vendin e pasur Alpin do t’i thoshin po reformës “Martesa për të Gjithë” Zvicra është ndër vendet e fundit të Evropës Perëndimore ku martesa brenda të njëjtit seks ishte e jashtëligjshme.

Holanda ka qenë i pari vend 20 vite më parë që i ka thënë po martesave të tilla. Fushata, e cila i vuri aktivistët LGBT kundër kundërshtarëve konservatorë, ishte shumë e polarizuar.

Për ekspertët martesa do të thotë barazi e plotë, me personat LGBT të njohur si qytetarë të barabartë me qytetarët e tjerë.

Por kundërshtarët kanë frikë se masa mund të shkatërrojë vlerat tradicionale të familjes. Komiteti ndërpartiak kundër këtyre martesave thotë se “Martesa dhe familja janë të lidhura ngushtë sepse fëmijët lindin natyrshëm vetëm nga bashkimi i një burri dhe një gruaje,”.

Që nga viti 2007, çiftet e të njëjtit seks në Zvicër mund të marrin miratimin zyrtar nga sindikatat civile, por një miratim i tillë nuk është i njëjtë me martesën.

Nëse shumica voton për ndryshimin e ligjit, çiftet jo vetëm që do të lejohen të martohen, por edhe të birësojnë fëmijë.

Legjislacioni i ri gjithashtu do ta bëjë më të lehtë për partnerët e huaj që të marrin nënshtetësinë zvicerane.

Reforma ishte debatuar për vite me radhë – ajo u propozua për herë të parë nga të Gjelbrit Liberal në 2013 – dhe deputetët zviceranë e miratuan atë dhjetorin e kaluar.

Por partitë konservatore njoftuan menjëherë se do ta luftonin masën me një referendum, duke u mbështetur në sistemin e demokracisë direkte të vendit.

Të ngjashme