Zyrtari ukrainas: Forcat ruse po përpiqen të sulmojnë fabrikën e çelikut në Mariupol

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari presidencial i Ukrainës ka deklaruar se forcat ruse po përpiqen të kryejnë operacione për të sulmuar uzinën e Azovstal.

Kjo fabrikë që ndodhet pranë detit Azov është batoni i fundit i ukarinasve. Në të ndodhen të strehuar rreth 1 mijë civilë. Ata janë aty prej javësh, ndërsa rusët rrethuan qytetin.

Në fabrikë ndodhen të strehuar po ashtu edhe trupat e fundit ukrainas. Pjesa më e madhe e Mariupolit është shkatërruar gjatë javëve të bombardimeve të rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë. Këtë javë, presidenti Vladimir Putin anuloi një sulm të planifikuar rus në fabrikën e çelikut.

Mariupoli është objektivi i Rusisë në këtë luftë për shkak të zonës strategjike në të cilën ndodhet. 

Të ngjashme