7 zyrtarë të NP ‘Ambienti’ vihen në pranga: Deklarohet Sveçla pas aksionit policor në Pejë

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm, të zhvilluar në Ndërmarrjen Publike ‘Ambienti’ në Pejë, ku shtatë zyrtarë nga kjo ndërmarrje janë tashmë në paraburgim.

Sveçla në postimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se, epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar.

Ai po ashtu ka deklaruar se subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë bordi i kësaj ndërmarrje por edhe zyrtarë të tjerë.

”Vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cënon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tonë. Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë”, ka thënë ndër tjerash Sveçla.

Postimi i plotë:

Epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar.

Njësiti policor kundër krimeve ekonomike sot ka zhvilluar operacion në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë. Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë, 7 nga të cilët tashmë ndodhen në paraburgim, janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar.

Vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cënon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tonë. Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë.

Të ngjashme