Granit Musliu pjesë e Operalias, garës më të madhe operistike të themeluar nga Placido Domingo

Prishtinë | 14 Kor 2025 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Tenori nga Kosova, Granit Musliu është përzgjedhur që të jetë pjesë e Operalias, garës më të madhe operistike të themeluar nga një prej emrave më të njohur të muzikës operistike, Placido Domingo.

Kjo garë botërore e operës, e themeluar në vitin 1993, këtë vit do të mbahet në Sofia të Bullgarisë.

“Lajm i gëzueshëm! Kam nderin të njoftoj se jam përzgjedhur për të marrë pjesë në Operalia, garën më të madhe operistike të themeluar nga Plácido Domingo. Si këngëtar nga Kosova, më bën fort të lumtur fakti që, bashkë me mua, Kosova do të jetë e pranishme në këtë kompeticion me histori të madhe dhe nivel të lartë, mes artistëve nga kombe të ndryshme nga e gjithë bota”, shkroi Musliu në profilin e tij në Facebook.

Të ngjashme