Ish-këshilltari i Veselit për vendimin e Speciales: Drejtësi në rënie të lirë, e interpretueshme varësisht nga disponimi e moti, mbi kurriz të UÇK-së

Prishtinë | 16 Kor 2025 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Shkëlzen Dragaj, ka reaguar pasi Gjykata Speciale mori vendim që të refuzojw kërkesën e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së që asnjë nga pikat e aktakuzës të mos bien poshtë.

Dragaj thotë se drejtësia është në rënie të lirë dhe e interpretueshme varësisht nga disponimi e moti, mbi kurriz të UÇK-së.

Postimi i plotë:

WTF! Paneli e rrezoi mocionin e mbrojtjes me arsyetimin se nuk ka atë autoritet. Me një fjalë, Paneli po thotë ‘unë kam autoritet me të dënu mbi Kushtetutë, ligje e konventa’, ama ‘nuk kam autoritet me të liru nga do akuza’. Drejtësi në rënie të lirë, e interpretueshme varësisht nga disponimi e moti, mbi kurriz të UÇK-së.

Të ngjashme