Policia jep detaje për bastisjen: Dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë | 16 Kor 2025 | 11:08 | Nga Gzim Mujaj

Policia e Kosovës dha detaje të reja për bastisjes në objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha për EO se Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, është duke realizuar një operacion policor i cili përfshin tri komuna: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.

“Operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha zëdhënësi Kelani.

Të ngjashme