Policia konfirmoi vdekjen e personit i rënë nga lartësia nga hoteli “Grand”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, bëri të ditur për Ekonomia Online se rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti .
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete.
Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.
