Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka kryer bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime, përfshirë Agjencinë Kadastrale dhe Agjencinë e Arkivave të Kosovës. Aksioni është ndërmarrë në kuadër të hetimeve për një rast të bartjes së paligjshme të pronës publike në pronësi private, përmes një aktgjykimi të dyshuar të falsifikuar.
Janë shoqëruar pesë persona, disa prej të cilëve janë arrestuar. Prona në fjalë ndodhet në Veternik dhe është pronë e ndërmarrjes shoqërore RTP nën menaxhimin e AKP-së. Hetimet janë në vazhdim.