Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë pas pranimit të një informacioni për një mjet të dyshuar, i parkuar pranë një pompe të derivateve në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Ekonomia Online se rreth orës 16:00 është njoftuar për automjetin e dyshimtë, pas së cilës është rrethuar zona dhe janë ndërmarrë veprimet operative për menaxhimin e situatës.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve”.
Hetimet janë në zhvillim.